Zjarrfikësit në Algjeri luftojnë me flakët që kanë lënë 15 të vdekur

Zyrtarë zjarrfikës në Algjeri luftojnë nga e diela me flakët në rajonin Kabylie, që raportohet se kanë vrarë 15 njerëz dhe kanë detyruar me mijëra të largohen nga shtëpitë.

Marketing

Qeveria tha se në disa rajone të vendit afrikano-verior temperaturat kanë arritur në 45 gradë dhe zjarret janë fuqizuar nga erërat e forta.

26 njerëz janë plagosur në përpjekjen kundër flakëve në zonat rezidenciale, teksa më shumë se 1000 njerëz janë evakuar nga provincat Bejaia, Bouira e Jijel në lindje të kryeqytetit Algjer.

Presidenti Abdelmadjid Tebboune shprehu sot ngushëllime për familjet e viktimave, duke theksuar se ato ishin si civilë dhe ushtarakë.

Ata shtonin se 7,500 efektivë zjarrfikës dhe 350 automjete ishin mobilizuar në luftën me flakët, të ndihmuar gjithashtu nga mjete ajrore.

Operacionet zjarrfikëse vijonin në gjashtë provinca teksa u bëhej thirrje qytetarëve të evitonin zonat e prekura nga zjarret dhe të raportonin vatra të reja.

Në provincën verilindore Tizi Ouzou, 15 zjarre ishin shuar mbrëmjen e djeshme, sipas forcave të mbrojtjes civile.

“Shërbimet e mbrojtjes mbeten të mobilizuara deri në shuarjen e plotë të zjarreve”, njoftonte ministria algjeriane.