Zjarrfikësit shpëtojnë një 18 vjeçar

Brigada Zjarrfikëse e Qytetit të Shkupit mbrëmë pas orës një ka intervenuar për shpëtimin e një djali 18-të vjeçar i cili është ngjitur në një dru në rrugën “Partizanska” nr 85, njofton MIA.

Marketing

Djali është ngjitur në dru me ndihmën e shokëve të cilët pastaj e kanë lënë dhe kanë ikur. Djali është ngjitur 3,5 metra në dru, ndërsa shpëtimi ka zgjatur prej orës 01:30 deri 02:10.

Në shpëtim kanë marrë pjesë tre zjarrfikës.

Nga stacioni policor në Karposh nuk duan të japin më shumë hollësi.

Marketing