Zv/Ministri Bushi përkujton 74 vjetorin e NATO-së: RMV si anëtare e kësaj aleance lëvizë përpara fuqishëm dhe me shpejtësi

Për 74 vjet, aleanca më e fuqishme në BOTË (NATO) ka siguruar lirinë dhe sigurinë e të gjithë vendeve anëtare. Edhe Republika e Maqedonisë së Veriut është NATO dhe tashmë paqen e stabilitetin e vendit tonë nuk mund ta vë askush në dyshim. Kështu ka shkruar zëvendësministri i Punëve të Brendshme Nazim Bushi në faqen e tij zyrtare në facebook me rastin e shënimit të përvjetorit të 74 të themelimit të NATO-së.

Marketing

Ky është postimi i plotë i Bushit:

Në këtë ditë të vitit 1949 lindi NATO.

Për 74 vjet, aleanca më e fuqishme në BOTË ka siguruar lirinë dhe sigurinë e të gjithë vendeve anëtare.

Edhe ne jemi NATO dhe paqen e stabilitetin tonë nuk mund ta vë askush në dyshim.

Me vendet e NATO-së krahë nesh ne ecim përpara, fuqishëm dhe me shpejtësi.