​Mali i Zi hap nesër portet për transport

Portet dhe marina në Mal të Zi do të rihapen nesër për transport ndërkombëtar.

Marketing

Autoritetet e Malit të Zi thanë se do të kërkohet të monitorohet çdo ardhje individuale për të zbatuar marrëveshje të detyrueshme të mbikëqyrjes pas ardhjes së anijeve, raporton RTCG.

Sipas tyre, është shumë herët për të nxjerrë ndonjë përfundim për dëmet e shkaktuara si pasojë e mbylljes së transportit ndërkombëtar për shkak të koronavirusit.

Përveç marinës, portet në Bar, Kotor dhe Budva do të hapen nesër, pasi ato u mbyllën në mes të marsit për shkak të pandemisë me COVID-19.