Maqedoni: Për 3-4 vite është shuar një klasë e tërë më fëmijë nga aksidentet!

Qarkullimi i automjeteve në afërsi të shkollave dhe çerdheve duhet të realizohet me kujdesin më të madh. Statistikat e Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacion (KRSK), flasin se viteve të kaluara pjesë e aksidenteve në komunikacionin rrugor janë edhe fëmijët e mitur, shkruan KOHA.

Marketing

Fushata e fundit edukative e iniciuar nga KRSK e titulluar “Shkëlqyeshëm (5) – nëse kujdesesh për fëmijët në rrugë”, kryesisht ju dedikohet prindërve dhe shoferëve si kujdestar më të shpesh të nxënësve dhe parashkollorëve. Të dhënat e publikuara nga ky Këshill tregojnë se fëmijët nën moshën 12 vjeçare, nuk kanë aftësi të mjaftueshme të vlerësojnë largësinë e veturës dhe kohën e mjaftueshme për kalimin e rrugës. Një situatë e tillë më tepër e komplikon edhe fakti se jo rrallë herë fëmijët e kësaj moshe dinë të jenë të pakujdesshëm dhe temperament.”

Fëmijët përfshihen në grupin e pjesëmarrësve të rrezikuar në komunikacionin rrugor. Mungesa e përvojës dhe mos dija për rregullat në komunikacion paraqet rrezik për jetët e tyre. Kësisoj, kujdesi i shoferëve për lëvizjen e sigurt të tyre duhet të jetë në shkallet më të lartë të vetëdijes”, thonë nga KRSK-ja. Përgjegjësi më të madhe për jetën e fëmijëve në komunikacion pa dyshim se kanë prindërit. Duke e përmendur kornizën ligjore nga Këshilli në fjalë theksojnë se fëmijët nën moshën 12 vjeçare nuk duhet të ulen në karrigen përparme të shoferit. Një praktikë e tillë nuk duhet të zbatohet as atëherë kur udhëtimi nga shtëpia drejtë shkollës është i shkurtë.

”Nevoja për të realizuar kësi lloj fushata për siguri më të madhe ndaj fëmijëve në komunikacionin rrugore buron nga fakti se vetëm gjatë vitit 2015, nëntë fëmijë të moshës katër vjeçare e kanë humbur jetën në aksidente rrugore, gjegjësisht gjatë kësaj periudhe fatkeqësisht kanë ndërruar jetë 13 fëmijë të moshës pesë deri në tetëmbëdhjetë vjet. Ky trend negativ ka vazhduar edhe gjatë vitit 2016 ku jetën e kanë humbur gjithsej 13 fëmijë nga mosha pesë deri në nëntëmbëdhjetë vjet. Një situatë e ngjashme është regjistruar edhe gjatë vitit të kaluar. Duke u bazuar në këto statistika vijmë në përfundim se në Maqedoni për një periudhë tre-katër vjeçare jetën e ka humbur një klasë e tërë më fëmijë, që paraqet një humbje e pazëvendësueshme për familjet dhe shoqërinë në përgjithësi”, thonë nga KRSK.

Fushata sensibilizuese “Shkëlqyeshëm 5”, siç njoftojnë nga KRSK do të vazhdojë të zhvillohet edhe gjatë periudhës në vijim. Krijimi i një sistemi të vlerash shoqërore në të cilën kultura në komunikacion, etika, qasja dhe shprehitë e njerëzve do të zënë vende të posaçëm paraqet mënyrën më efikase për përmirësimin afatgjatë të sigurisë në komunikacion.
Qëllimi i këtyre fushatave sipas KRSK është edukimi dhe informimi i pjesëmarrësve në komunikacion, në këtë rast prindërve, shoferëve dhe fëmijëve për rregullat që duhet respektuar gjatë kohës kur ato gjenden në rrugë.

“Çdo gabim dhe çdo mos njohje e kanë çmimin e vet, por mos dija dhe gabimet në komunikacionin rrugore kushtojnë jetë njerëzish. Koha e fundit është që të gjithë ne si shoqëri dhe çdonjëri individualisht të merë përsipër përgjegjësinë e tij dhe të kontribuoj në rritjen e sigurisë komunikacionin rrugore. Tash varet prej nxënësve se vallë do ta meritosh notën pesë për shofer”, thuhet në moton dhe porosinë e kësaj fushata që pritet realizohet gjatë javëve në vazhdim.

Ndryshe, prej rrugëve më të frekuentuara në Shkup, siç njoftojnë institucionet shtetërore padyshim se janë bulevardet “Cvetan Dimov” dhe “Nikolla Karev”. Përgjatë këtyre akseve që pjesërisht shtrihen edhe në territorin e Komunës së Çairit, funksionojnë edhe dy shkolla fillore, siç janë “Liria” dhe “Kongresi i Manastirit”. Ndonëse në afërsi të këtyre institucioneve edukativo arsimore ekzistojnë mbikalime për lëvizjen më të sigurt të fëmijëve, fatkeqësisht ato pak shfrytëzohen nga nxënësit dhe këmbësorët tjerë.