Tottenham me shumë mungesa ndaj Barcelonës

Klubi londinez ka disa nga lojtarët më të mirë të lënduar. Tottenhami kërkon pikët e para në këtë edicion të Ligës së Kampionëve, por për të arritur një gjë të tillë duhet t’i bëjë ballë Barcelonës. Ekipi i Mauricio Pocchettinos nuk është i kompletuar për këtë sfidë, pasi shumë lojtarë kyç janë të lënduar.

Marketing

Lojtarë të tillë si Vertonghen, Aurier, Eriksen, Dembele dhe Dele Alli nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit Pochettino. Për t’u vlerësuar, ndërkohë, është gjendja fizike e portierit francez Hugo Lloris, e si për të përkeqësuar situatën, mjekët nuk kanë lejuar zëvendësin e tij as të grumbullohet.

Në kampionatin anglez ka luajtur portieri i tretë, Gazaniga, dhe 26-vjeçari argjentinas me shumë gjasë do të përfundojë titullar edhe në Ligën e Kampionëve. Dueli mes Tottenhamit dhe Barcelonës luhet nesër në Wembley.