Shkup, ndërroi jetë një grua pasi është goditur nga një veturë në vizëbardha

Në spitalin “8 Shtatori” dje pasdite ndërroi jetë 72-vjeçarja me iniciale T.S. e cila është dërguar në spital pasi në mëngjes është goditur nga një veturë në Shkup.

Marketing

Policia njofton se është duke e kërkuar vozitësin dhe veturën që e ka goditur gruan, transmeton Portalb.mk.

“Nga goditja T.S. ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në spitalin shtetëror ‘8 Shatori’ ku në orën 15:30 është konstatuar vdekja.

Është kryer ekspertizë në vendngjarjen e aksidentit dhe pas urdhrit të prokurorit publik, trupi është dhënë për autopsi. Po merren masa për gjetjen e shoferit dhe veturës”, thuhet në kumtesën e MPB-së.