Veles, rrezikohet mbyllja e paraleles së vetme shqipe

Ministria e Arsimit nuk tregon se sa është numri i nxënësve që pas përfundimit të klasës së 9-të, nuk regjistrohen në shkollat e mesme të Velesit, por preferojnë të regjistrohen në qytete të tjera. Nga ky dikaster nuk denjuan të përgjigjen as pesë ditë pasi i pranuan pyetjet për këtë shqetësim për banorët e Velesit. Mungesa e kuadrit arsimor për realizimin e mësimit në paralelet shqipe, përmendet si një nga arsyet që shtyn prindërit t’ia mësyjnë qyteteve tjera.

Marketing

Nëse ky trend vazhdon, ekziston mundësia që të shuhen edhe paralelet që veç më ekzistojnë. Por kur vjen momenti për të reaguar për zgjidhjen e këtij problemi, prindërit hezitojnë.
Kronika e Alsat-M