Lamtumira e fundit për Erza Alilin

Sot pasdite iu dha lamtumira e fundit Erza Alilit, 18 vjeçares nga Kumanova, e cila dje humbi jetën si pasojë e aksi dentit që ndodhi në autostradën “Ibrahim Rugova” në afërsi të Suharekës.
Qindra qytetarë ngushëlluan familjen dhe përcollën Erzën, ndërsa me lotë në sy ishin edhe shokët e shoqet e gjeneratës së saj, pasi që ajo ishte nxënëse e shkollës së mesme në Kumanovë. Familja ishte nisur për pushime në bregdetin shqiptar, por fatkeqësisht pësoi rëndë, duke humbur vajzën e tyre në moshën më të mirë. Ngushëllime shprehën edhe nga Muftinia e Kumanovës.

Marketing