Fetai: Çdo lëndë që kam punuar unë është e pastër

Pas seancës së sotme për rastin e PSP-së “Titanik 3”, prokurorja Fatime Fetai për “TV21” tha se në çdo lëndë ku ajo punonte ishte e pastër.

Marketing

“Çdo lëndë që e kam punuar unë është e pastër dhe në asnjë moment nuk mund të llogaritet se është e përzier me diçka që është kriminale apo diçka e dyshimtë, kështu që për atë lëndë që kam luftuar tre vite e gjysmë ose më tepër nuk e jap do të luftojë deri në fund”, tha Fetai.

E pyetur nëse ajo vazhdon të punojë nën autorizimin e prokurores Katica Janeva, Fetai u përgjigj: “absolutisht, ajo është akoma kryeprokurori në PSP-së”.

Sot më parë, avokati Elenko Milanov paraqiti kërkesë për përjashtimin e prokurorëve Fatime Fetai dhe Gavril Bubevski në rastin “Titanik 3”, për shkak të asaj që ai i përshkroi si zhvillimet e fundit në PSP. Mirëpo prokurorja Katica Janeva e refuzoi kërkesën e avokatit të palës mbrojtëse.