Mjeti tip ‘Benz’ përplaset me patrullën e policisë në Tiranë

Mbrëmjen e sotme një makinë Policie është përfshirë në një aksident me një makinë tip “Benz” në zonën e Selvisë në kryeqytet.

Marketing

Nga ky aksident nuk raportohet për persona të lënduar ndërsa nga pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale shihet që makina e Policisë është dëmtuar jo pak në anë e përparme të saj në krahun e shoferit.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti, ndërkohë që deri më tani nuk ka një informacion zyrtar nga ana e uniformave blu.

Marketing