Lubomir Joveski, Prokurori shtetëror publik autorizoi ish-prokurorët e Prokurorisë special publike (PSP), Fatime Fetain dhe Gavril Bubevski që të vazhdojnë të përfaqësojnë akoma rastin “Monstra”.
Gjykimi për lëndën “Monstra”, gjegjësisht vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës, duhet të vazhdojë në Gjykatën penale. Këshilli i prokurorëve publikë (KPP) dje e konstatoi përfundimin e mandatit të prokurorëve në PSP dhe i shpërndau në prokuroritë amë.
Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski u kthyen në Prokurorinë themelore publike (PTHP) dhe tani prej atje do ta përfaqësojnë rastin “Monstra”.
Jovevski pas ndërmarrjes së lëndëve nga PSP-ja paralajmëroi se prioritet në shpërndarjen do të kenë rastet për të cilat tashmë udhëhiqet procedurë gjyqësore. Sipas kompetencave të tij, ai mundet lëndët nga PSP-ja t’ua shpërndajë prokurorëve të cilët deri më tani i udhëhiqnin.
Prej lëndëve për të cilat PSP-ja ngriti mbi 20 aktakuza, vetëm tri janë mbyllur plotësisht, disa janë kthyer për gjykim të sërishëm ose pritet sqarim i Gjykatës së Apelit.