Nuk jam i kënaqur si qëndrojmë me drejtësinë. Në luftë jemi me mbetjet e gjyqësorit-Svarovski. Me atë gjyqësor po rrihemi dhe për shkak të asaj se nuk mundemi ta zbatojmë drejtësinë deri në fund, e cila është e nevojshme për shoqërinë tonë. Ajo është shënjestra e radhës, thotë kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov në intervistën javore të REL në gjuhën maqedonase, transmeton Portalb.mk.
Sipas tij, punët ngadalë po ecin në gjyqësor, por jo në tërë gjyqësor, por në atë, në domenin e të cilit është vendosja për krimin.
“Flasim për një gjykatë në shtet atë Themelore, dhe një gjykatë në shtet, Apelin”, tha Shilegov.
Ai nuk vlerëson se pakënaqësia eventuale nga puna e kryetarëve të komunave mund të pasqyrohet në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pasi që ashtu siç thotë, populli është i mençur, e di se si i ndanë punët dhe saktë e di se për çfarë politika ka votuar. Në tre vitet e kaluara, tha Shilegov, nuk ka parë gabime fundamentale dhe strategjike në miratimin e vendimeve politike nga LSDM, por gabime të vogla njerëzore. Pastaj theksoi se për dy vjet e gjysmë shteti po bëhet anëtare e NATO-s.
Në lidhje me atë nëse Sistemi Energjetik i Qytetit (SEQ) do ta ndërtojë rrjetin për furnizim me gaz, kryetari i qytetit tha se shpreson sinqerisht, dhe se qyteti do të dalë nga, ajo siç tha, labirintet juridike në të cilat gjendet vizavi marrëveshjes me BEG.