Përfundon takimi maratonik Kurti-Mustafa, nuk ka marrëveshje për koalicion

Ka përfunduar takimi mes liderit të VV-së, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa.
As sonte nuk është arritur marrëveshje për koalicion.Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa ka bërë të ditur për mediat se dy partisë janë dakorduar që edhe nesër të mbahet një takim tjetër.“Jemi dakorduar që nesër të mbahet edhe një takim. Për orën e saktë të takimit ju njoftojmë nesër paradite”, ka thënë shkurt Mustafa duke mos u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se për cilat pika nuk janë pajtuar dy liderët, Kurti e Mustafa.Mustafa e Kurti takimin e sotëm e kanë nisur qysh rreth orës 15:00, teksa as pas tre orë bisedimesh nuk është arritur pajtueshmëri për koalicion.Takimi i sotëm vjen pas afatit kohor prej 48 orësh të dhënë nga presidenti Thaçi për propozimin e kryeministrit.“Mollë sherri” mes dy partive po vazhdon të jetë posti i presidentit, të cilin LDK po e kërkon me çdo kusht teksa për këtë nuk po pajtohet Vetëvendosje.Kjo e fundit, pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës në postin e kryeparlamentarit, ka bërë të ditur se ka hequr dorë nga ministria e Punëve të Brendshme, e cila në rast të arritjes së një koalicioni do t’i takonte partisë së Isa Mustafës.

Marketing