Elvana Gjata e vlerëson lart projektin e ri të Ermal Mamaqit.Ermal Mamaqi sonte jep premierën e filmit të shumëpritur “I Love Tropoja”, shkruan lajmi.net.
Para premierës, aktori ka marrë komente pozitive nga emra të njohur, përfshirë edhe këngëtaren Elvana Gjata.
“Të dua Ermal Mamaqi. Sot ngre nje standart te ri! Bravo bravo bravo”, ka shkruar ajo.
Për ndryshe, Elvana dhe Ermali përveç se janë miq shumë të mirë, ata kanë aktruar rolet kryesore në filmin “2 gisht mjaltë”.