Procesi gjyqësor për organizatorët e 27 prillit të viti 2017 është caktuar për më 21 shkurt. Këtë e tha sot prokurorja Villma Ruskoska e cila në seancën e sotme për rastin “Reket”, kërkoi që të mos ketë seancë më 21 shkurt, sepse sipas saj do të filloj gjykimi për organizatorët e 27 prillit.
Për këtë rast në bankën e të akuzuarve do të ulen ish kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski, ish ministrat Spiro Ristovski dhe Mile Janakieski. Personat në fjalë akuzohen për cenim të rendit kushtetues dhe sigurisë. Në bankën e të akuzuarve nuk do të ulen ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe Nikolla Boshkovski, pasi që të dy janë në arrati, njëri në Greqi dhe tjetri në Hungari.