Kthehen 120 shqiptarë nga Italia

120 shqiptarë të cilët ishin bllokuar në Itali janë riatdhesuar në Shqipëri.

Marketing

Në aeroportin e Rinasit ka mbërritur avioni “Lasgush” me të gjithë shqiptarët, ku pjesë e këtij operacioni ishte edhe ministri i Jashtëm, Gent Cakaj.

Udhëtarët thonë se ndaj tyre janë ndjekur të gjitha protokollet. Ata do të duhet të rrinë 14 ditë të izoluar, për shkak se vijnë nga një zonë shumë e prekur nga koronavirusi.

Ministria thote se operacioni do të vijojë gjatë gjithë javës duke bërë të mundur kthimin e shqiptarëve të mbetur në shtete të ndryshme, nëpërmjet rrugëve tokësore dhe ajrore.

Rikthimi i qytetarëve, sipas prononcimit të MEPJ, do të bëhet sipas tre kategorive në të cilat përfshihen: qytetarët shqiptarë që kanë qëndruar më shumë se 90 ditë në vendet ku ata janë bllokuar, studentët shqiptarë në vendet ku ata studiojnë dhe rastet humanitare.