Zyrtari i lartë i rajonit të Lombardisë Giulio Gallera tha për mediat italiane se Covid-19 po humbet forcën që pati në javët e para të shfaqjes.
Sipas tij, virusi tashmë është me pak agresiv në raport me periudhën e parë kur paty dyndje në spital.
“Sot virusi duket të jetë më pak agresiv, ndoshta fakti që ka më pak njerëz të infektuar ka zvogëluar vdekshmërinë dhe virulencën, na thonë disa ekspertë. Nuk është rastësi që njerëzit që mbërrijnë sot në spital kanë kushte më pak të rënda”. . shtoi për mediat italiane, përfaqësuesi i Lombardisë, Giulio Gallera.
“Ekspertet po na thonë se virusi që mbërriti në fund të janarit në fillim krijoi një pneumoni të vogël të zakonshme, një gjendje të ethshme ose një grip të vogël. Fakti që më pas u zhvillua fuqishëm dhe që shumë njerëz e kishin atë, atëherë, virusi krijoi këtë bombë atomike që shpërtheu me një virulencë të madhe. Sot ai është dobësuar disi. Këtu është strategjia për tu siguruar që ai të mbetet ‘i dobët’ .
Gallera shton se nëse nuk infektohen shumë njerez, koronavirusi bëhet më pak I fuqishëm.
Fakti që ai nuk mund të gjejë shumë njerëz për t’u infektuar e mban të dobët. Pra strategjia duhet të jetë absolutisht se, le të shkojmë drejt hapjes me qetësi, duke mbështetur sektoret që vërtet e kanë nevojshme hapjen. Ekziston një problem real që lidhet me transportin public që në fakt duhet menaxhuar me një delikatesë dhe vëmendje të madhe, u shpreh Gallera.
Në rajonin më të goditur të Italisë kemi 76 mijë raste pozitiv me Covid 19 më shumë se 13 mijë e 500 mijë kanë humbur jetën.