Qeveria zvicerane do të lirojë më tej kufizimet në lidhje me koronavirusin që nga 11 maj.
Dyqanet, institucionet kulturore dhe sportive dhe restorantet do të lejohen të hapen në atë datë, bëri me dije Presidenti Federal i Zvicrës, Simonetta Sommaruga në një konferencë shtypi në Bern, shkruan CNN.
Shkollat fillore dhe të mesme gjithashtu mund të hapen që nga 11 maj, tha Alain Berset nga këshilli federal në konferencën për shtyp.
Masat e kufijve do të lehtësohen dhe transporti publik do të rritet gjithashtu në këtë kohë.
Një fazë e tretë e kufizimeve të lirimit do të ndodhë 8 qershor, me kushtin që përhapja e koronavirusit të jetë nën kontroll në vend.