“Treshja shqiptare”: Do shkojmë në UEFA dhe gjykatat vendore

Tri skuadrat shqiptare Veleshta (jugperëndim), Besa (perëndim) dhe Fortuna (veri), deri në ndërprerjen e kampionatit për shkak të pendimsë me COVID 19, ishin kryesues të renditjeve në rajone e tyre. Ato kërkojnë që të respektohen rezultatet e tyre të arritura në fushën e lojës dhe për fatin e tyre mos të vendoset në tavolinë. Këta kërkojnë që të jenë të barabartë me skuadrat e Ligës së Dytë (Bellasica dhe Pelister) që pa përfunduar kampionatin u kualifikuan në elitën e futbollit vendor. E këto tri skuadra duan që të kualifikohen në Ligën e Dytë grupi Perëndim. “Ne sivjet në fushën e lojës treguam se jemi më të mirët dhe duhet të shkojmë një rang më lartë. Duke pasur parasysh situatën e krijuar me COVID-19, kërkojmë që të gjendet një zgjidhje për plotësimin e dy ligave të dyta për sezonin e ardhshme dhe e njëjta të jetë e pranueshme për gjitha skuadrat e Ligës së tretë. Nëse nga Ligat e dyta në elitë shkojnë kampionët, përse edhe ne si kampion rajonal mos të shkojmë një rang më lartë. Ne si klube të Perëndimit, që në fillim ishim të dëmtuara me Rregulloren për gara në Ligën e tretë në pjesën (neni 52 dhe 53) ku parashihet kualifikimi në Ligën e Dytë. Ekipet e Lindjes nuk detyrohen të luajnë balotazh, ndërsa në të Perëndimit detyrohemi të luajmë balotazh. I bëjmë thirje KD të FFM-së, që të merë një vendim të mencur dhe mos të dëmtojë projektet afatgjate për zhvillimin e futbollit në këto vise. Ndryshe po që se dëmtohemi me vendime jo sportive do të kërkojmë drejtësinë në FIFA dhe UEFA si dhe gjykatat vendore dhe atë të arbitrazhit ndërkombëtar të sporit në Lozanë.”, thuhet në kumtesën e tri skuadrave – Veleshta, Besa dhe Fortuna. Ndryshe në nenit 176 të Statutit të FFM-së, është përcaktuar dispozita për ndërprerjen e kampionatit për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme (fuqi më e lartë) në të cilin thuhet “në rast të gjendjes së jashtëzakonshme (fuqi më e lartë) dhe për çështje të rregulluara me këtë Statut, kompetencë është Këshilli Drejtues, i cili kur do të vendëso si bazë (referohet)do ti merrë rregullat e FIFA-s dhe UEFA, rregulloret pozitive ligjore dhe parimi i së drejtës dhe drejtësisë.”

Marketing