UNICEF dhe USAID: Mësimi online i padëshiruar, s’ka më mësim nëpërmjet “viberit” dhe “mesenxherit”

Shpejt kaluam në mësimin online dhe ai nuk ishte i unifikuar. Mungoi edhe qasja strategjike dhe aparatura teknologjike për realizimin e tij. Këto janë disa nga mangësitë e mësimit online që i nxorri hulumtimi “Efeketet sociale dhe ekonomike të Kovid-19 ndaj fëmijëve të Maqedonisë së Veriut” i realizuar nga UNICEF dhe USAID.

Marketing

Në hulumtim vlerësohet se pasojat më të mëdha i kanë ndjerë fëmijët nga familjet e komunitetit rom për shkak të statusit të ulët ekonomik dhe fëmijët me nevoja të veçanta për shkak të mungesës së aparaturës dhe asistentëve personal. Mësimi online ka ndikuar edhe në aspektin social.

“Pandemia e shkaktuar nga shpërndarja e virusit Kovid-19 e ka dëmtuar gjendjen sociale, edukative dhe shëndetësore të fëmijëce, ku më të prekurit janë më të goditurit. Fëmijtë janë sulmuar drejtpërdretjt, me mbylljen e shkollave,me mbylljen e aktiviteteve arsimore dhe institucioneve për kujdesin e fëmijëve, distancimin social dhe izolimin, që ndikon në zhvillimin e tyre edukativ, kognitiv dhe emotiv me rrezik për rritjen e nivelit të shqetësimit dhe stresit”, thuhet në hulumtim.

Se mësimi online pati mangësi dhe për këtë preferohet që nga shtatori të realizohet mësim me prani fizike në shkolla, ka vlerësuar edhe zëvendësministrja Arsimit dhe Shkencës, Elizabeta Naumovska. Ajo propozon që çdo shkollë të përdorë platformë të unifikuar dhe njësitë mësimore të mos dërgohen më nëpërmjet “Viberit” dhe “Mesenxherit”.

“Shkolla të ndryshme dhe mësimdhënës të ndryshëm kanë përdorur platforma të caktuara. Megjithatë, “Mesenxher”, mesazhe në “Viber” dhe grupe në “Fejsbuk” nuk janë modelet që duhet të përdoren nga arsimtarët. Ka platforma të ndryshme interaktive dhe lidhje konferenciale dhe shkëmbim të materialit të bëhet nëpërmjet nxënësve”, u shpreh Elizabeta Naumovska, zëvendësministre e Arsimit dhe Shkencës.

Për këtë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës po shqyrton mundësinë që mësimin nga shtatori të realizohet me prani fizike të nxënësve në shkolla, por duke respektuar masat kundër Kovid-19 e që janë mbajtja e maskës dhe respektimi i distancës fizike. Ora mësimore do të zgjasë 20 minuta, ndërkaq në një klasë nuk do të ketë më shumë se 15 nxënës.