Futbolli elitar evropian vazhdon të na dhurojë emocione të jashtëzakonshme.
Pas ndeshjeve të Ligës së Kampionëve, radha tani është për Ligën e Evropës.
Plot 24 ndeshje do të luhen të enjten mbrëma në Ligën e Evropës, shkruan lajmi.net.
Dinamo Zagrebi i Lirim Kastratit luan në Rusi ndaj Cska Moscow, në ndeshjen që fillon nga ora 18:55.
Në anën tjetër, Napoli i Amir Rrahmanit luan në udhëtim te Real Sociadad, në sfidën interesante që fillon nga ora 21:00.
Sot, në orar janë edhe ndeshjet Milan – Sparta Pragë, Antwerp – Tottenham, Arsenal – Dundalk dhe Roma – Cska Sofia.