MPB: Sanksionohen 257 vozitës në Shkup

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) gjatë ditës së djeshme (01.11.2020) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik. Vetëm në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsejtë 257 gjoba, mes të cilave 38 për ngasje të automobilit pa patentë shoferi, 29 për makina të parregullta teknikisht, 11 sanksione për vozitje nën ndikim të alkoolit dhe 34 për mos mbajtje të maskës mbrojtëse.

Marketing

Kontrollet e shtuara në trafik vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim. Nga MPB-ja apelojnë deri tek të gjithë qytetarët që të respektojnë sinjalet në trafik, me qëllim që të rritet siguria në trafik.