26 viktima dhe 213 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 741 testime të dyshuara për koronavirus dhe prej tyre 213 kanë rezultuar pozitivë. Më shumë raste janë paraqitur në Shkup, e ndjekur nga Kumanova, Tetova dhe Kavadari.

Marketing

Po ashtu nga sëmundja e kanë humbur betejën me koronavirusin 26 pacientë. Mosha më e re e viktimave është 50 vjeç dhe më i moshuari një 89-vjeçar. Ndërsa betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit e kanë fituar 632 persona.

Deri më tani në vendin tonë janë kryer 365 599 testime për COVID -19 dhe prej tyre janë prekur 73 851 persona, janë shëruar 50 046 prej tyre, ndërsa e kanë humbur jetë 2 147 të tjerë. Numri i rasteve aktive në vend është 21 658.