Inspektorati ndërtimorë i Komunës së Sarajit në bashkëpunim me “NPK Saraj ” në bazë të vendimit për prishje të objekteve pa leje ndërtimi sot ndërmorën aksion për prishjen e objektit pa leje ndërtimi në vendbanimin Shishovë.
Me këtë ju bëjmë me dije të gjithë qytetarëve se Komuna e Sarajit do të vazhdoj ti respektoj normat pozitive ligjore për ndërtim, për çdo ndërtim paraprakishtë të pajisen me leje për ndërtim, në të kundërtën do të ndeshën me pasojat ligjore si dhe nga ana e komunës së Sarajit do të ndërmerren masa tjera juridike.
Gjithashtu Ju njoftojmë se inspektorati do të jetë aktiv ne këtë drejtim dhe se nuk do të tolerohen ndërtimet e egra në gjithë territorin e Komunës së Sarajit.