Nëpunësit policor nga Departamenti i Policisë Kriminale – Sektori për Tregti të palejuar me Drogë, Armë dhe Materie të Rrezikshme dhe SPB Shkup sonte në rajonin e Bit Pazarit në Shkup në rrugën “192” sekuestruan mbi 30.000 copë mjete piroteknike.
“Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona”, informojnë nga MPB-ja. Pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.