Arben Ziberi: Naser Zyberi për Avokat të Popullit, vendim i partisë 

Deputeti i BDI-së, Arben Ziberi, tha se vendimi për të propozuar Naser Ziberin për Avokat të Popullit është marrë pas konsultave brenda organeve të partisë dhe si i tillë duhet respektuar, shkruan gazeta LAJM.

Marketing

“Është vendim i organeve të partisë dhe duhet të respektohet si i tillë. Sigurisht janë bërë konsulta dhe ka vendosur që të kandidojë për Avokat të Popullit”, tha deputeti i BDI-së, Arben Ziberi.

LAJM: Si i komentoni kritikat e opozitës?
“Ata në çdo vendim që merr partia kritikojnë. Është e natyrshme dhe e pritshme kjo. Nuk na habit. Për ne është me rëndësi vendimi i qytetarëve dhe ata vendosën më 15 korrik”, tha Ziberi.

https://www.facebook.com/watch/?v=1086509348515468&t=0