Fotografia shfaqë momentet e fundit para se ai ta hidhte gruan e vetë nga shkëmbi 300 metra i lartë.
Një burrë ka hedhur gruan e tij, e cila ishte shtatzënë në muajin e shtatë, nga një lartësi mbi 300 metra, në mënyrë që të marrë paratë e sigurimit të jetës që kishte ajo.
Hakan Aysal, 40 vjeç, u arrestua nën dyshimin e vrasjes pasi gruaja e tij dhe fëmija i palindur u vranë nga rënia.
Aysal mendohet se e shtyu gruan e tij Semra,32 vjeçe, nga një shkëmb teksa ata ishin në pushime në qershor 2018.
Prokurorët kanë argumentuar se ai e vrau gruan e tij për të marrë paratë e sigurimit të jetës. Semra dhe fëmija i saj vdiqën menjëherë kur u goditën me tokën.
Fotografitë rrëqethëse shfaqin çiftin pak momente para se ai ta shtynte gruan e vetë nga shkëmbi. Prokurorët thonë se kjo nuk ishte një aksident.
Hakan kishte aplikuar për të qenë trashëguesi i parave të sigurimit të jetës të saj në rast të vdekjes pak kohë para aksidentit, gjë që u pa si parapërgatitje për krimin.
Në rast të vdekjes, ai do të merrte rreth 400 mijë lira turke nga kompania e sigurimit, që janë pothuajse 50 mijë euro.
Ata qëndruan në majë të shkëmbit për tre orë të tëra, dhe prokurorët thonë se ai priti deri sa nuk pati njerëz rreth e rrotull për të kryer krimin.
Pak ditë pas incidentit, ai u përpoq që të marr fondet nga kompania e sigurimit, mirëpo ata nuk e lejuan pasi kuptuan që ai ishte nën hetime.
Edhe vëllai i viktimës ka folur rreth rastit duke shpalosur dyshimet e veta, sepse kur Semra u dërgua në morg, Hakan as nuk shkoi ta shoh trupin dhe nuk u duk aspak i trishtuar.
Ai gjithashtu tha se motra e tij ishte kundër borxheve, ajo nuk donte kurrë që të marr borxhe ose kredi, por mesa duket, Hakan kishte marrë kredi tre herë në emër të saj.
Ajo gjithashtu frikësohej shumë nga lartësitë, dhe vëllai i saj, Naim, tha se ajo nuk kishte asnjë arsye të kalonte tre orë të tëra në majë të një shkëmbi, kur ajo ishte e tmerruar nga lartësitë.
Hakan insiston që ai nuk e kishte ditur para aksidentit se ai do të ishte trashëgues i parave të sigurimit, sepse nuk e kishte lexuar dokumentin kurrë, dhe se ai po merrte telefonin e Semrës nga çanta e saj kur dëgjoj një klithmë dhe pa që gruaja e tij kishte rënë.
Hetimet janë akoma duke vazhduar, dhe nuk është vendosur akoma nëse ai është fajtor.