Me drejtorët e shkollave të mesme profesionale, përfaqësuesit e sektorit real dhe kryetarët e Komunave Koçan dhe Vinicë biseduam në lidhje me atë se cilat drejtime arsimore duhet të hapen në vitin shkollor 2021/2020, theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska në Koçan, ku u mbajt edhe një sesion konsulltimesh, konsultime që po mbahen në tërë vendin nën moton “ Mëso me mençuri dhe puno me profesionalizëm”
“ Duke përforcuar bashkëpunimin dhe besimin ndërmjet shkollave profesionale dhe sektorit real bashkërisht mund të krijojmë arsim cilësor të mesëm profesional. Nëpër botë ky model dual i arsimit të mesëm jep efekte të mira. Edhe kompanitë tona duhet më me guxim të hyjnë në trajnimet për shkathtësi të nevojshme të nxënësve. Debatet po zhvillohen me sukses, në shumë komuna është dakorduar për hapjen e 2-3 paraleleve duale. E mesmja profesionale modulare jep mundësinë e kombinimi të një paralele me disa drejtime” theksoi Carovska.
Politika e ndarjes së bursave do të ndjek politikën e regjistrimit, do të publikohen shpallje për bursa paralelisht me shpalljen për regjistrim, të cilat do të motivojnë më shumë nxënësit të regjistrohen në drejtimet e kërkuara.
Ministria e Arsimit dhe shkencës tani më realizoi një analizë në të cilën morën pjesë 450 kompani nga i gjithë vendi, ku madje 85% treguan gatishmëri të bashkëpunojnë me shkollat e mesme profesionale dhe të pranojnë nxënës për mësim praktik.
Përvetësimi i njohurive të nevojshme tek të rinjtë është shumë i rëndësishëm edhe nga aspekti i rritjes së potencialit ekonomik, dhe për këtë arsye Vetëqeverisjet Lokale janë veçanërisht të interesuara për ngritjen e shkollave të mesme profesionale në gjeneratorë të fortë të drejtimeve të nevojshme të kuadrove.
Kryetari i Komunës së Koçanit, Nikollço Ilijev theksoi se pa cilësi të fuqisë punëtore kompanitë vështirë se mund të ballafaqohen me tregun e zgjedhur Evropian.
“ Jemi vonuar me avancimin e arsimit të mesëm profesional, prandaj të gjithë duhet të bashkëpunojmë që sa më shpejt të marrim arsimin e duhur, jo vetëm në Koçan por në gjithë vendin” theksoi Ilijev.
Edhe kryetari i Komunës së Vinicës Ivica Dimitrov, duke përshëndetur idenë për bashkëpunim më të ngushtë të shkollave profesionale me sektorin e biznesit, theksoi se ai pret që edhe në Vinicë të ketë interesim për paralele të reja duale.