Haradinaj thirrje diasporës që të regjistrohet

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi po vazhdon takimet me liderët e Kosovës. Pas takimit me kreun e PDK-së, Enver Hoxhaj, Grubi gjatë ditës do të takohet edhe me liderët tjerë të Kosovës. Grubi takoi kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj. Temë diskutimi në këtë takim është regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut, me të cilën Grubi po kërkon ndihmën e liderëve të Kosovës që të thirrin diasporën shqiptare të Maqedonisë së Veriut të regjistrohen në këtë proces.

Marketing

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit me zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi i bëri thirrje diasporës shqiptare të Maqedonisë së Veriut që të regjistrohet në këtë proces. Haradinaj mes tjerash shtoi se duke u regjistruar ndihmojnë veten, familjen e tyre por edhe atdheun dhe të gjithë rajonin.

 

https://www.facebook.com/watch/live/?v=473921517068708&ref=watch_permalink&t=0