Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq lëshoi mbrëmë një provokim të rëndë përmes Instagramit ku postoi një fotografi të hartës së Kosovës me flamurin serb në të, e me një mbishkrim nxitës për trazirat e marsit të 2004.
Kjo shkaktoi reagime të mëdha në Kosovë, teksa sot është hapur edhe një peticion online nga kosovarët, shkruan lajmi.net.
Peticioni ka të bëj me kërkesën drejtuar Instagramit që t’ia fshijë këtë postim presidentit serb.