Erdogan shkakton ‘stuhi mbi Bosfor’/ Sinjalizon heqjen e Traktatit të Paqes në rajon

104 ish-admiralë turq kanë dalë kundër politikave të presidentit të Turqisë Recep Tayip Erdogan, mbi ndërtimin  e një kanali përmes Stambolit, nga deti i zi në detin Marmara, me qëllim hapjen e një rruge të re për anijet, paralel me ngushticën e Bosforit, ndërsa 10 prej tyre kanë përfunduar në burg, ka raportuar The New York Times.

Sipas të përditshmes amerikane, kjo erdhi pasi Erdogan është në një fazë intensive politike të karrierës së tij, pasi përkeqësimi i situatës pandemike dhe ekonomike ka bërë që popullariteti i tij të jetë në rënie.

Erdogan rishikoi një nga idetë e tij më të mëdha, atë të ndërtimit të kanalit, por që përdorimi i kalimeve natyrore detare është i përcaktuar nga Traktati i Montreux, një marrëveshje ndërkombëtare e vendosur në vitin 1936, midis dy luftrave botërore, në një përpjekje për ti dhënë fund paqëndrueshmërisë dhe tensioneve në një nga zonat më të rëndësishme detare në botë.

Marketing

Por, presidenti turk është shprehur se mund ta injoronte marrëveshjen , ndërsa një zëdhënës i partisë së tij ka thënë se ai e kishte fuqinë ta bënte këtë.

Nuk kaloi shumë dhe Turqia vendosi të ndërtojë kalimet për anijet e pasagjerëve dhe ato tregtare, por me një kontroll të rreptë të anijeve luftarake, veçanërisht të atyre që u përkasin forcave të huaja, gjë që ka ndihmuar për ruajtjen e paqes në rajon.

Ndërsa analistët thonë se  shkelja e marrëveshjes  sjell rrezik për Turqinë.  Mes tyre që shprehën pakënaqësinë ishin edhe admiralët turq të cilët nënshkruan një letër të hapur , duke paralajmëruar se Traktati i Montreux është thelbësor për sigurinë dhe sovranitetin kombëtar të Turqisë.