0:57 | 19 Prill 2021
00:57 | 19 Prill 2021
Gjatë ditës së sotme ka pasur shumë zhvillime se do të krijohet një Superligë Evropiane dhe një gjë e tillë tanimë është zyrtarizuar.
Njëri nga klubet themeluese të Superligës së Evropës, Arsenali, ka bërë publike dokumentin, duke treguar se kanë arritur marrëveshje për nisjen e këtij kompeticioni të ri në Evropë, transmeton lajmi.net.
Përpos Arsenalit, klubet tjera themeluese të kësaj lige janë: AC Milan, Atletico Madrid, Chelsea, Barcelona, Inter Milan, Juventus, Liverpool, Manchester City, Manchester United, Real Madrid & Tottenham.
Në anën tjetër, klube të tjera sikurse PSG, Bayern Munchen janë shprehur negativisht kërkesës për bashkim në këtë garë.
Media të ndryshme kanë njoftuar se pritet që edhe tri klube të tjera evropiane të bashkone para fillimit të sezonit.
Siç është bërë e ditur deri tani, gara do të zhvillohet mes 20 klubeve dhe 15 prej tyre janë ato themeluese.
5 klube të tjera priten që të futen përmes një mekanizimi të ri kualifikuese që do të bëhet i ditur më vonë.
Takimet planifikohen të zhvillohen në mesjavë, teksa klubet e Superligës Evropiane planifikojnë të vazhdojnë qëndrimin në ligat respektive.
UEFA dhe top 5 kampionatet Evropaine kanë bërë të ditur klubet se do të përjashtohen nga të gjitha garat në qoftë se vendosin të vazhdojnë me këtë garë./Lajmi.net/