Bashkëpunimi i ndërsjellë rajonal do të ndikojë në zhvillimin e ekonomisë, sidmoso në këto kohëra të vështira të krizës shëndetësore, ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev në konferencën e ‘Ekonomist’ në Athinë. Zaev tha se gjatë kësaj preiudhe shteti grek ka hapur pesë investime në Maqedoninë e Veriut si pasojë e Marrëveshjes së Prespës dhe vlerësoi lartë edhe nënshkirmin e marrëveshjes për interkoneksionet e gazit natyror.
“Marrëveshje midis dyja vendeve për një projket gjigand rreth 100 milion euro, 54 milion euro janë në Maqedoninë e Veriut. Bëhet fjalë për interkonektor të gazit natyror, që do të hap mundësi të mëdha, jo vetëm për Maqedoninë e Veriut, por gjithashtu edhe për Kosovën dhe Serbinë dhe shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor që do të sjellë përfundimisht diversifikim të gasit natyror pas këtyre dekadave të shfrytëzimit të gazit natyror nga monopoli Gazprom, që nuk ishte situatë e këndshme, sidomos pë rata që duan të investojnë në Ballkanin Perëndimor.”, tha tha Zoran Zaev, Kryeministër.
Zaev: BE e pa altrenativë për ballkanin perëndimor
Zaev theksoi se BE është opsioni I vetëm I vendit. Në të njëtën vijë edhe kryeministri i shqipërisë Edi Rama dhe homologu I tij nga Kosova Albin Kurti i cili njëkohësisht kërkoi nga shteti grek ta njoh Kosovën.
“Nacionalizmi në Europë, pengon procesin dhe kjo është e trishtë, por nga ana tjetër çfarë të bëjmë, ne duhet të vazhdojmë pasiqë ne nuk kemi alternative të tjera.”, tha Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë
“Së bashku Ballkani Perëndimor, gjashtë shtetet do të duhet t’i bashkangjiten BE – së sa më shpejtë të jetë e mundur dhe shrepojmë që edhe Greqia do t’i bashkangjitet shteteve që njohin Kosovën.”, tha Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës.
Të gjithë pjesëmarësit theksuan se po ndjekin axhendën europiane, sikurse rreth ndryshimeve klimatike dhe enrgjisë së gjelbërt falë planit investues të BE-së për ballkanin perëndimor në vlerë prej 9 miliard euro.