Nusja, dhëndrri dhe miku – Një këngë me tematikë fetare islame pritet të bëjë bujë në trojet shqiptare dhe diasporë, e cila flet për një aktualitet dhe nxitë për raporte të mira ndër miq.
Vlen të theksohet se çifti i njohur, Amend Beqiri dhe Merita Burrniku, këtë projekt e realizuan së bashku me njërin nga biznesmenët kosovar nga Kanadaja, Alban Kozhanin, i cili njëherit edhe është sponzor i projektit, dhe disa projekteve të tjera në vazhdim, e i cili thekson se këtë po e bën për Zot, pastaj për nxitje mirësine mes shqiptarëve kudo në botë.
Alban Kozhani me zërin e bukur premton se me Armendin e Meritën do të realizojnë edhe shumë projekte me tematikë edukative e fetare në të mirë të shqiptarëve kudo në botë.