Ja çka mendon populli për Erkan Arifin!?

Ai gjithmonë ka qenë afër banorëve të komunës së Likovës, me theks të veçantë që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, por jo vetëm në komunën e Likovës e Kumanovës, por edhe më gjerë edhe atë deri në Dibër, ka qenë dhe është gjithmonë aty ku është nevoja në vendin e duhur, në momentin e duhur. Kështu e vlerësojnë figurën e kryetarit aktual të komunës së Likovës banorët e kësaj ane gjatë një ankete të realizuar ditëve të fundit.

Marketing

Banorët e anketuar janë shprehur se një kryetar komune si Erkan Arifi e meritojnë të gjitha komunat pasi ky është shembulli më i mirë se si punohet dhe se si respektohet sovrani që ta jep pushtetin.

“Dhashtë Zoti që të bëhet të gjithë të tjerët si Erkani dhe kështu të përparojm ne të gjithë e të ecim përpara me punë.”

“Shumë i mirë është, ai vetëm përpara ecën, jo një mandat por edhe dy duhet ta votojmë.”

“Erkan Arifi është sinonim i punës, i mbështetjes, është sinonim i përkrahjes , është kryetar që çdo komunë do të kishte dëshirë ta kishte për vete. Jemi të kënaqur nga ai dhe prej afërsisë që na e ka dhënë. Erkani nuk është kryetar vetëm i votuesve të BDI-së por i gjithë banorëve të Likovës.”

“Ai çfarë ka bërë për katër vite, asnjëri nuk ka punuar. Erkani është ZERO i korruptuar, është gjeneratë e re.”

“Erkan Arifi, jo vetëm unë që po them po krejt rrethina besoj që mendon kështu, për momentin sa ka punu Erkani, asnjë kryetar nuk ka punuar sa ky dhe jo edhe një mandat po edhe dy duhet të merr.”

“Erkani është një njeri komunikativ, i edukuar, një njeri i cili komunikoi me të gjitha moshat pa dallim dhe mendoj se Erkan Arifi është njeriu i merituar për pozitën kryetar i komunës së Likovës.”

“Si kryetari Erkan Arifi, Likova nuk ka pasur asnjëherë dhe jo 4 vjet por edhe 40 vjet do ta votojmë si kryetar komune.”