Policia vazhdon kontrollet në Shkup, shqiptohen mbi 100 dënime brenda 24 orëve

Nga MPB njoftojnë se gjatë ditës së djeshme, gjithsej janë shqiptuar 108 masa në territorin e qytetit të Shkupit, në mesin e të cilave, për drejtim të shpejtë të automjetit – 42, nëntë sanksione për ngasje pa patentë shoferi, gjashtë masa për ngasje nën ndikim të alkoolit, pesë për kalim në dritë të kuqe dhe 30 masa për parkim të parregullt.

Marketing

“Kontrollet në komunikacion vazhdojnë. U bëjmë apel qytetarëve t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat që ta rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, theksojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.