Emri i saj shet më së shumti.
Prandaj, më së shpeshti po lakohet emri i saj, edhe në lajme të rreme.
Fjala është për prezantuesen Bora Zemani.
https://www.instagram.com/p/CYPXXzUtgW7/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=loading
Javë më parë, të gjitha mediat, pa përjashtim paralajmëruan hyrjen e saj në “Big Brother VIP”, informatë që u demantua nga Prive.al, thirrur në burime tona.
E duket se klikimet nuk janë “ngopur” ende me lajme të tilla të rreme.
Sërish sot e dje ka qarkulluar ky informacion i cili mes tjerash ka detyruar të reagojë edhe opinionistin Olti Curri.
Ndonëse jo drejtpërsëdrejti në program, ai është dëshmuar që ka burime pranë produksionit dhe shpesh “dekonspiron” ngjarjet e programit parase ato të ndodhin.
Ai e ka mohuar lajmin duke u shprehur:
“Jo, Bora nuk hyn sonte në shtëpinë e BB VIP (se mu shkri telefoni si akullore në diell nga sms-të)”.
Një mësim i mirë ky që të lexoni lajme aty ku duhet dhe t’iu besoni vetëm burimeve të konfirmuara. As shoubizi nuk po është imun kohëve të fundit nga dezinformatat e shpeshta.