Çfarë dëgjojnë, shikojnë dhe lexojnë gjenitë, këshilla nga Bill Gates për verën

Një prej njerëzve më të pasur në botë ka dhënë sugjerimet e tija se çfarë të lexoni, shikoni dhe dëgjoni gjatë sezonit veror.

Marketing

“Unë rekomandoj vetëm dy libra dhe disa gjëra të tjera që më pëlqejnë kohët e fundit. Është një serial, i cili është realizuar në Danimarkë dhe disa këngë që kam dëgjuar”, sipas Gates.

“Tomorrow, and Tomorrow, and Tomorrow” nga Gabrielle Zevin është romani që sugjeron gjeniu i kompjuterëve, një nga librat më të vlerësuar të vitit 2022.

Gates shkruan se ka në qendër dy miq që ndërtojnë së bashku një kompani video lojërash.

“Unë mund të identifikohem me romanin sepse më kujtoi marrëdhënien time me Paul Allen dhe punën tonë së bashku në Microsoft”, sipas Gates.

“Born in Blackness” nga shkrimtari Howard French është libri i dytë, ku Gates thotë se ka mësuar shumë nga ky libër, në të cilin autori riformëson historinë e botës moderne me historinë afrikane.

67-vjeçari thotë se i pëlqente seriali “Borgen”, i cili ka të bëjë me një politikan të trilluar danez, i cili bëhet kryeministri i parë i vendit të saj.

Veç filmave dhe librave, Gates publikoi një listë të këngëve që mund të dëgjohen edhe në Spotify.

Ndër 34 artistët që ai përzgjodhi janë Nat King Cole, Adele, Barbra Streisand, Alicia Keys, Enrique Iglesias, Maroon 5 dhe të tjerë.

“Këto ditë më pëlqen të mësoj për këngë dhe artistë të rinj. Marr rekomandime nga fëmijët e mi, të cilët kanë shije të shkëlqyer”, u shpreh Gates.