Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka publikuar prova të reja që sipas tij tregojnë qartë lidhjet zyrtare mes shtetit të Serbisë dhe grupit terrorist që kreu vrasjen e policit Afrim Bunjaku.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Sveçla ka publikuar një dokument I cili thotë se është vërtetim që ushtria e Serbisë i ka dhënë grupit me rastin e dorëzimit të lansuesit të granatave.
“Shtohen një pas një dëshmitë e lidhjes zyrtare mes shtetit të Serbisë dhe grupit terrorist që kreu vrasjen e policit Afrim Bunjaku dhe përgatitjen e aksionit kundër rendit kushtetues me qëllim destabilizimin e Republikës së Kosovës.
Ky dokument është vërtetim që ushtria e Serbisë i ka dhënë grupit me rastin e dorëzimit të lansuesit të granatave, që më pas u zu nga Policia e Kosovës në aksionin e 24 shtatorit.
Atë që e kemi deklaruar në vazhdimësi tash po e mbështesim edhe me fakte e dokumente të pakontestueshme se shteti i Serbisë mbështet këto grupe terroriste politikisht, financiarisht, logjistikisht”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
Kujtojmë se në sulmin e 24 shtatorit mbeti i vrarë punonjësi i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, si dhe janë plagosur dy të tjerë.
Pas këtij rasti policia ka ndërmarrë një operacion ku si rezultat kanë mbetur të vrarë 3 nga sulmuesit dy të tjerë janë plagosur