Antikorrupsioni kërkon të përndiqet penalisht drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Ndërtimtari, Fatmir Arifi

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në seancën e sotme ka marrë vendim që në Prokurorinë Themelore Publike të dorëzojë iniciativë për ndjekje penale dhe nismë deri te Qeveria për shkarkimin e drejtorit të Inspektoratit Shtetëror për Ndërtimtari, Fatmir Arifi, sepse kanë konstatuar se ai nuk ka arsyetuar para Komisionit mënyrën se si ka fituar pasuri në periudhën e kaluar, përcjell TV21. Siç kumtuan anëtarët e komisionit, bëhet fjalë për një banesë në Çair, një banesë në Zhelezarë dhe një veturë me vlerë prej 18 mijë eurove.

Marketing

Siç thotë nga Antikorrupsioni, Arifi në pyetësor nuk i ka paraqitur banesat në Çair dhe Zhelezarë, as veturën që e ka blerë në vitin 2021. Në kërkesën për tu prononcuar, ai Antikorruposionit i është përgjigjur se merret me shitjen e makinave dhe se një banesë e ka fituar duke ndërruar një makinë me banesën dhe duke pretenduar se ka një kontratë të noterizuar për këtë, por ai nuk ka ofruar dëshmi për këtë gjë. Po ashtu, përveç pagës, Arifi nuk ka të ardhura tjera zyrtare dhe të raportuara.