A do të zgjidhet problemi me pasaportat dhe patentë shoferët? Toshkovski dorëzon pr/ligje në Kuvend

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski deklaroi se sot ka dorëzuar në Kuvend dy propozim ligje, që sipas tij do të zgjedhin problemin që kanë qytetarët që nuk janë pajisur me dokumente me emrin e ri të shtetit, përcjell TV21. Toshkovski tha se me propozim ligjin për ndryshimin e Ligjit për Siguri të Rrugëve në Trafik, do të zgjidhet problemi me patentat e shoferit, ndërsa me propozim për ndryshim të Ligjit për Dokumente të Udhëtimit, në procedurë të shkurtuar, do të zgjidhet problemi me pasaportat.

Marketing

“Vetëm me ndryshimin e këtyre dy ligjeve, në pjesën e vlefshmërisë, si të patentave, ashtu edhe të pasaportave, mund të zgjidhen problemet e qytetarëve, gjithçka tjetër është kozmetikë, makijazh, populizëm dhe kështu me radhë”, tha Toshkovski./tv21.tv