Ageler: Nuk jam në dijeni për takimin Kovaçevski-Mickoski, shpresoj të ketë diskutime të sinqerta

Ambasadorja e SHBA-ve në Shkup, Angela Ageler tha se nuk ka asgjë më të mirë se dialogu për të zgjedhur disa nga problemet e vendit, përcjell TV21. Ageler tha se nuk ka informacione për takimin mes kryeministrit Dimimtar Kovaçevski dhe kreut të VMRO-së opozitare Hristiijan Mickoski, por që shpreson se do të ketë diskutime të sinqerta në takim.

Marketing

“Nuk jam në dijeni për një takim. Mendoj se bisedimet dhe diskutimet janë gjithmonë mënyrë për të vazhduar tutje, pa marrë parasysh se cilat janë problemet. Më vjen mirë që dëgjoj se ka një takim dhe shpresoj të ketë diskutime të sinqerta”, tha mes tjerash Ageler.

Marketing