Arrestohet shtetasi i Maqedonisë, tentoi të merr pjesë në luftën e Sirisë

Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion ka hapur procedurë hetimore kundër një personi i cili dyshohet se ka kryer veprën penale, pjesëmarrje në ushtri, polici, formacion paramiltar të huaj.

Marketing

Në fillim të muajit nëntor të vitit të kaluar, me qëllim që të trajnohet për të marrë pjesë në luftën e Sirisë, personi në fjalë ka lëshuar territorin e vendit dhe me autobus ka mbërritur në Turqi. Gjatë udhëtimit ka kontaktuar me persona të cilët kanë qenë të lidhur me islamin radikal në zonat e rrezikuara në Siri. Autoritetet turke kanë arritur të kapin personin në fjalë derisa ai po tentonte të kalonte kufirin turko-sirian me një pasaportë false të Italisë.

Personi në fjalë është ekstraduar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa Prokuroria ka caktuar 30 ditë paraburgim për të dyshuarin.