Barcelona mposht Getafen, renditet në vendin e dytë në La Liga

La Liga e futbollit luan javën e 26-të. Barcelona e Xavit fitoi në shtëpi 4-0 me Getafen në një duel që u dominua nga vendasit në “Olimpic Lluis Companys”. Pjesa e parë u mbyll 1-0 me golin e Raphinha në të 20 minutë.

Marketing

Fraksionni i dytë nisi me dy gola të shpejtë, teksa katalanasit “likuiduan” miqtë nga madridi me golat e Joao Felix dhe de Jong në minutat 53 dhe 61. Në fund Lopez “vulosi” shifrat në 4-0.

Me këtë sukses Barça ngjitet në vendin e dytë me 57 pikë, pesë pikë më pak se Real Madridi kryesues dhe një më shumë se Girona që ka një ndeshje për të zhvilluar, ashtu si Galaktikët.