Sonte në Pallatin e Kulturës në Tetovë u mbajt Konventa Themeluese e
Forumit Rinor të Lëvizjes BESA – Dega Rajonale Tetovë. Mbi një mijë
delegatë dhe delegate, të rinj dhe të reja zgjodhën studentin e Shkencave
Kompjuterike Nardi Etemin për kryetar të degës rajonale.
I pranishëm në këtë konventë madhështore ishte edhe kreu i Lëvizjes
BESA, Prof. Dr. Bilall Kasami, i cili tha se nuk ka kush që e ndal energjinë
rinore, dhe se rinia e BESËS janë e ardhmja e këtij vendi.
Konsolidimi i degëve rajonale të Forumit Rinor është kah fundi i procesit,
që do të kulmojë me Konventën Qendrore, ku do të zgjidhet kryetari i
Forumit Rinor në nivel nacional.
Lëvizja BESA
Forumi Rinor