Prezenca masovike sonte e karakterizoj kuvendin themelues të nëndegës së Lëvizjes BESA në lagjen Migjeni (Cetinsk).
Në praninë e të parit të partisë, z. Bilall Kasami, sekretarit organizativ z. Adnan Azizi dhe koordinatorit të këshilltarëve të Lëvizjes BESA në Tetovë z. Besar Durmishi, kuvendi zgjodhi Muhamed Avziun për kryetar të nëndegës.
“Prezenca masovike në kuvendet themeluese të nëndegëve të Lëvizjes BESA po tregon qartë se do të jemi fitues absolut në zgjedhjet lokale.” – tha mes tjerash kryetari Kasami.