Biden kërkon zhbërjen e urdhrave të Trump

Presidenti i ri amerikan Joe Biden ka vendosur që të zhbëjë shumë prej politikave të paraardhësit të tij Donald Trump. Tre urdhrat ekzekutivë të kreut të Shtëpisë së Bardhë kanë të bëjnë me migracionin rajonal, emigracionin e ligjshëm dhe ribashkimin e familjeve.

Marketing

Ky urdhër ekzekutiv për bashkimin familjar do të identifikojë të gjithë fëmijët e mitur të ndarë nga prindërit e tyre ose kujdestarët ligjorë në kufi, nën politikën e “tolerancës zero” të Donald Trumpit për ndjekjen penale të migrantëve për “hyrje të paligjshme”.

Kjo nismë e presidentit Trump u kritikua fortë nga demokratët asokohe, ku sipas medieve amerikane rezultoi në qindra familje të ndara dhe fëmijë të burgosur në 2018-ën.

Si pjesë e procesit, Biden, njoftojnë mediet amerikane, kërkon rishikim të  rregullave tejet të forta të Trumpit për emigrantët e varfër që mbërrijnë në SHBA. Rishikimi i Protokolleve të Mbrojtjes së Migrantëve është gjithashtu pjesë e kësaj procedure.

Përpjekjet e Bidenit do të përballen me sfida logjistike dhe kundërshtim nga republikanët, thonë ekspertët e politikave të emigracionit për mediet amerikane.