Sa do të përfitojë Pfizer nga shitjet e vaksinave

Pfizer njoftoi sot se pret që të fitojë rreth 15 miliard dollarë nga shitjet e vaksinave këtë vit.

Marketing

Industria farmaceutike po përpiqet të shpërndajë dy miliardë doza vaksine me një ritëm marramendës në 2021, ndërsa vendet në të gjithë botën nxitojnë të nënshkruajnë marrëveshje furnizimi.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka njoftuar se ka shpërndarë gjithsej gati 50 milion doza të vaksinave Pfizer dhe Moderna kundër COVID-19 deri më 1 Shkurt.

Nga këto, 32 milion janë administruar dhe 17 milion nga këto doza ishin nga vaksina Pfizer, sipas të dhënave të CDC.

Vaksina e zhvilluar me kompaninë gjermane BionTech  ishte ndër të parat që u miratua për përdorim emergjent në Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera dhe analistët parashikojnë miliarda shitje.

Në tremujorin e katërt, vaksina gjeneroi 154 milion dollarë të ardhura. Kompania tha se pret të ardhura totale prej 59.4 miliardë dollarë dhe 61.4 miliardë dollarë për vitin 2021.