Brentford shkruan historinë, fiton në ndeshjen debutuese në Premierligë ndaj Arsenalit

Skuadra debutuese në Premierligë, Brentford ka bërë befasinë e madhe të javës në Premierligë.Brentford ka arritur të mposht Arsenalin me rezultat solid 2-0, shkruan GazetaBlic Sport.Skuadra vendase ishte më e mirë duke shfrytëzuar rastet e krijuara ndaj Gunners.
Fillimisht Mbeumo kërcënoi Arsenalin në minutën e 12’të pasi goditi shtyllën.

Marketing

Golin e parë vendasit e shënuan në minutën e 22’të të takimit me anë të spanjollit, Canos.Goli i dytë u realizua në minutën e 73’të, pas një tollovie në zonën e skuadrës së Artetas kur pas rivënies me dorë më së miri u gjend Norgaard, i cili realizoi me kokë për të dyfishuar epërsinë e ekipit të tij.

Me këtë rezultat u mbyllë takimi me Brentford e cila fitoi ndeshjen e parë në histori të Premierligës.